Çka pas trenit? Çka do të ndodhë me murin në Mitrovicë, e Ramushin në Francë?

Mos të harrojmë murin në Mitrovicë, e Ramushin në Francë. Por edhe më e rrezikshmja, lind pyetja, cili do të jetë veprimi i radhës i Serbisë? Ndoshta skenari i Krimesë në veri të Kosovës?

Treni ilegal, provokues nga Serbia, disi u ndal. Por lind pyetja, a i kemi punët për të festuar? A e kemi situatën për të rrahur gjoks, se kush ishte ai që “guxoi” t’ia ndalte trenin Vuçiqit? Mos të harrojmë murin në Mitrovicë, e Ramushin në Francë. Por edhe më e rrezikshmja, lind pyetja, cili do të jetë veprimi i radhës i Serbisë? Ndoshta skenari i Krimesë në veri të Kosovës? Apo kush e din çka tjetër mund të ketë shpikur Vuçiq, e politikanët tjerë në Beograd?

Po institucionet e Kosovës, a janë të përgatitura të përballojnë të gjitha provokimet, e skenarët që mund të vijnë nga Serbia? A janë sa duhet vigjilent drejtuesit e institucioneve të Kosovës, ndaj provokimeve nga Serbia, që po duket se nuk kanë të ndalur? Çfarë mund të bëj këtu politika dhe institucionet gjithë-shqiptare? Po politika ndërkombëtare, sa është aktualisht në favor të Kosovës, e sa në favor të ambicieve të Serbisë? Sa i shkojnë në favor Serbisë ambiciet e Rusisë, për tu imponuar gjithnjë e më shumë si faktorë kyç në zhvillimet ndërkombëtare? Shumë pyetje, të cilave urgjentisht duhet tu gjejnë përgjigje, ata që po mbajnë kolltukët në Prishtinë, por edhe në Tiranë, Shkup, e Luginë.

Dhe përgjigjet duhet gjetur sa më shpejtë, sepse duket se nuk ka më kohë për vendime me shpejtësinë e breshkës. Duhet ta kemi të qartë, breshka se ndal dot trenin, atë u deshtë ta ndal njësiti special i policisë. Dhe këtu lind pyetje, a bëhet shteti pa ushtri? Dhe rreth pyetjes së fundit, shumë politikan, e zyrtarë shqiptar në Tiranë, Prishtinë, Shkup, e Luginë, do të preferonin të flisnin për mbështetjen e miqve ndërkombëtarë. Por përgjigjen më së miri rreth mbështetjes së miqve ndërkombëtarë, e dha një analist në një televizion të Kosovës, të cilit kur gazetari i tha se edhe pse Kosova nuk ka ushtri e ka prezencën e KFOR-it, analisti iu kundër përgjigj me pyetjen, a më mirë e ruaj unë, apo ju nënën tuaj?

Përgjigje që duhet analizuar bukur mirë, sidomos nga ata që e kanë gojën plotë integrime euro-atlantike, ndërsa e kanë ngjitur prapanicën për kolltukë dhe presin miqtë ndërkombëtarë të na i kryejnë punët e shtëpisë. E fundja, kush do të donte të kishte mik dikë që si del zot vetes, e nënës së tij? Prandaj është koha të dëshmojmë se këtu ka Zot shtëpie.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Cfare turpi per te gjithe neve! Sidomos per politikanet tane. E gjithe koha e pasluftes tregon se sa te padijshem, pa vision jemi. Asnje pushtetar i pasluftes nuk ka punuar dhe nuk eshte duke punuar per nje shtet te mirefillt dhe mireqenje. I mjere populli qe nuk ka kush e udheheqe. Problemi i veriut nuk do te egzistonte sikur uck te mos vraponte mbas frigoriferave e shporetave te serbeve ne veri. Nje here te vjen vera kah dera. Kam frike se po behet vone, dhe rrethanat ne bote po ndryshojne ne favor te armiqeve. Edhe sa kohe na duhet qe ta arrijme nje vetedije dhe ndjenje kombetare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button