Turqia ka ndërtuar 330 km mur gjatë kufirit me Sirinë dhe Irakun

Vitin e kaluar Turqia ka ndërtuar një mur të gjatë 330 kilometra në kufi me Irakun dhe Sirinë, në mënyrë që të pengojë kalimet ilegale të kufirit, njoftoi të shtunën ushtria turke, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një kumtese të publikuar nga Shtabi i Përgjithshëm për incidentet gjatë vitit 2016, në mënyrë që të shtojë sigurinë fizike përgjatë këtyre kufijve, Turqia ka vendosur 191 kilometra gardh të përforcuar.

Në kumtesë thuhet se gjatë vitit 2016 Turqia ka kapur rreth 425.000 njerëz nga 74 shtete të ndryshme të cilët kishin tentuar të kalojnë kufijtë e Turqisë, 390.000 nga të cilët sirianë.

Ushtria ne Turqisë njofton më tej se në periudhën mes gushtit dhe dhjetorit të vitit të kaluar, luftëtarë nga 68 shtete të ndryshme kanë tentuar të kalojnë kufirin turk në mënyrë që ti bashkohen luftës së organizatës terroriste DEASH, për të shtuar se ky numër është shumë më i vogël krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button