Gjermani: Janë arrestuar dy persona për shkak të 155 kilogramëve shpërthyes

Policia gjermane në vendin Lautereken ka gjetur 155 kilogramë eksploziv, ku si pasojë arrestoi dy persona, të akuzuar për posedim të shpërthyesit dhe përgatitjes së sulmeve terroriste.

Ato janë arrestuar para dy javësh, por sot është publikuar informacioni.

Prokuroria shtetërore tani e kontrollon informacionin sipas të cilit tetëmbëdhjetëvjeçari ka pasur lidhje me grupin terrorist “Old skull sosajeti”, publikoi “Shpigël”.

Gjatë dëgjimit, dy të arrestuarit kanë mohuar se kanë planifikuar sulm terrorist, se shpërthyesi i gjetur ka qenë për përdorim privat, ndërsa vetë u quajtën “piroteknikë uikendi”.

Gjatë bastisjes së banesës familjare të personit 18 vjeçar, policia ka gjetur mjet shpërthye të cilin ai vetë e ka punuar, më shumë se 150 kg shpërthyes, si dhe simbole neonaziste.

I dyshuari i dytë i ka 24 vjet, edhe ai prej përpara është i njohur për policinë për shkak të shkeljes së ligjit për posedim të shpërthyesit. Edhe te ai është gjetur literaturë ultra-djathtiste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button