18 vjetori i masakrës së Reçakut

Kosova përkujton masakrën e Reçakut, e cila ndodhi 18 vjet më parë, kur forcat serbe të sigurimit vranë 45 civilë shqiptarë. Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të bëjë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, ku do të bëhet edhe zbulimi i shtatores së ish-ambasadorit Uilliam Ualker.

Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Uilliam Ualker, e pati cilësuar këtë masakër si “krim kundër njerëzimit”. Ngjarja e 15 janarit të vitit 1999, e njohur si masakra e Reçakut, njihet si një nga ngjarjet që ka shënuar kthesë në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë dhe Kosovën, duke u paraprirë proceseve që çuan deri tek fushata e bombardimeve të NATO-s kundër qarqeve ushtarake të Serbisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button