Komisioni parlamentar britanik për Bregzit kërkon në shkurt qeveria të publikojë plan për dalje nga BE-ja

Komisioni parlamentar britanik për Bregzit kërkon që Qeveria deri në mesin e shkurtit  të publikojë “libër të bardhë”, në të cilin do të paraqitet një plan i hollësishëm për dalje nga Bashkimi Evropian.

Në raportin e publikuar sot, komisioni thotë se parlamenti duhet që të informohet në një kohë mjaftueshëm të hershme para fillimit zyrtar të procedurës për “divorc” me BE-në.

“Shpresojmë se do të shohim një plan të tillë brenda mesit të shkurtit të vitit 2017”, citohet në njoftimin e komisionit.

 

Zëdhënësi i qeverisë deklaroi se ka për qëllim që të publikojë plan për Bregzit deri në fund të marsit, që të mos e dëmtojë pozitën e Mbretërisë së Bashkuar në negociata.

Kryeministrja Tereza Mej dha afat se deri në fund të marsit, duhet të informojë si planifikon që ta aktivizojë daljen nga BE-ja.

Të martën Mej do të mbajë fjalim para parlamentit për Bregzit. Deri tani ajo refuzon që t’i zbulojë qëllimet e saj duke shkaktuar kështu kritika të forta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button