Finlanda do të organizojë konferencën e OKB-së për Sirinë

Finlanda do të jetë mikpritëse e një konference humanitare të Kombeve të Bashkuara (KB) për Sirinë e cila do të mbahet në datat 23-24 janar, raporton Anadolu Agëncy (AA).

“Më 23 dhe 24 janar, Finlanda do të bëjë bashkë aktorët kryesorë të cilët në Helsinki do të diskutojnë si ti përgjigjen krizës së stërgjatur në Siri dhe në shtetet në fqinjësi të saj, e cila ka hyrë në vitin e gjashtë”, deklaroi në Gjeneve zëdhënësi i KB-ve Jens Laerke.

OKB tha se konferenca e Helsinkit për mbështetje të sirianëve dhe rajonit do të mbledhë përfaqësues të lartë të qeverive nga rajoni, agjencitë e OKB-së, institucionet financiare ndërkombëtare, donatorë, përfaqësues të organizatave joqeveritare ndërkombëtare dhe vendore si dhe sektorin privat.

“Konferenca do të përqëndrohet në prioritetet kryesore humanitare brenda Sirisë, ku mbi 13.5 milionë njerëz kanë nevojë urgjente për ndihmë humanitare, si dhe do të përqëndrohet në forcimin e mbrojtjes së mbi 4.8 milionë refugjatëve sirianë të cilët gjenden në shtetet fqinje”, tha Learke.

Nga 4.8 milionë refugjatët sirianë që tani gjenden në vendet fqinje, Turqia ka mirëpritur rreth 3 milionë, më shumë se çdo vend tjetër në botë.

Që nga fillimi i luftës civile në Siri, Turqia ka shpenzuar rreth 25 miliardë dollarë për të ndihmuar dhe strehuar refugjatët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button