Gjermania nga marsi do të fillojë të kthejë refugjatë në Greqi

Autoritetet gjermane paralajmërojnë se për dy muaj do të fillojnë të kthejnë emigrantët e sapopranuar, destinacioni i parë i të cilëve  në Bashkimin Evropian është Gjermania.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme Tobias Plat sot deklaroi se vendi e ndërpret pezullimin pesëvjeçar të kthimit të emigrantëve në Greqi për shkak të kushteve më të mira në këtë vend.

“Në pajtim me rekomandimet e Komisionit Evropian, Gjermania beson se këto transferime janë të munduara nga 15 marsi”, deklaroi Plat, njofton korrespodenti i MIA-s nga Berlin.

Në pajtim me rregullat e Bashkimit Evropian refugjatët duhet të parashtrojnë kërkesë për azil në vendin e parë të BE-së ku do të hyjnë ndërsa nëse ndonjë vend tjetër anëtarë më vonë i pranon mund të transferohen atje. Pjesa më e madhe e refugjatëve nga Lindja e Afërt, Azia dhe Afrika në BE arrijnë përmes Greqisë dhe Italisë.

Vendimi i Gjermanisë të fillojë t’i kthejë refugjatët në Greqi është sjellë në bazë të rekomandimit të Bashkimit Evropian nga 8 dhjetori i cili ua lejon këtë të gjitha vendeve anëtare.

Vendimi i qeverisë gjermane sipas analistëve duhet të shihet edhe përmes prizmit të zgjedhjeve parlamentare federale të caktuara për në shtator në të cilat një nga temat kryesore do të jetë politika e dyerve të hapura e kancelares Angela Merkel. Në vitin 2015 Gjermania pranoi rreth 900 mijë refugjatë ndërsa numri i tyre vitin e kaluar është ulur për rreth 280 emigrantë. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button