Publikohet trajleri i filmit “Dashuria e bjeshkëve të nemura 3” (VIDEO)

“Dashuria e bjeshkëve të nemura”, një film i ri nga Ekrem Kryeziu, ka filluar prej kohësh sezonin e xhirimeve për pjesën e tretë. Premiera e filmit pritet të shfaqet këtë javë. Të shumta kanë qenë komentet dhe reagimet në media e portale sidomos për rolin e Aurela Hoxhës, e cila luan bashkë me një grup aktorësh profesionistë nga Shqipëria dhe Kosova. Edhe në trajlerin e filmit, i cili sapo është prezantuar, shfaqen edhe skenat sensuale në dush të Aurela Hoxhës. Në një intervistë pak javë më parë në “Rudina”, Aurela tha se, përtej sikleteve të disa skenave të nxehta, e gjithë eksperienca në këtë projekt ka qenë ndër më të bukurat për të, transmeton Revista Class.
Në njoftimin zyrtar të produksionit të filmit në YouTube, ndër të tjera shkruhet: “Duke u mbështetur në kërkesën e shumë shikuesve të filmit ,Dashuria e bjeshkëve të nemura 2, në procesin e xhirimit është edhe pjesa e 3-të e filmit dhe finalizimi pritet në verën e këti viti .Ju prezentojmë trajlerin që paralajmëron një film me shumë të papritura ,sfida dhe romancë dashurie…”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button