10 tendenca dekori që do të shpërthejnë në 2017 (FOTO)

Nuk ke pse pret pranverën për të ndryshuar arredimin. Edhe nëse je për një rinovim të plotë apo thjesht do ta lyesh me ngjyrën e sezonit, dhomën e gjumit, fillimi i vitit është koha e përkryer, përjashto të ftohtin, për të freskuar pamjen e shtëpisë. Pinterest ka sjellë të gjitha trendet e dekorit. Ja ku janë tendencat më të bukura të listës, të emërtuar Pinterest 100 për 2017, që do i shohësh kudo në vitin 2017.

Letër murale mermer

Një nga dizenjot më të bukura të pranverës së kaluar do të shfaqet edhe mbi mure.

Ngjyrë blu marine

Kanë ikur ditët e interierit plotësisht të bardhë. Ti mund të veshësh divanin me copë blu marine ose të lyesh ishullin e kuzhinës dhe kjo ngjyrë e errët do i japë shtëpisë një ton të freskët modern.

Hygge

Shqiptohet “hoo-ga” dhe është një koncept danez që pak a shumë përkthehet si një ndjesi kënaqësie dhe ngrohtësie dhe është mënyra sesi danezët i mbijetojnë dimrit të tyre të gjatë, të ftohtë. Kështu që mund të ndërrosh mbulesat, të ndezësh disa qirinj dhe të mbështillesh sa të vijë pranvera.

#foot

Vreshta të brendshëm

Mos mendo që duhet patjetër të blesh një divan të ri apo të lyesh një dhomë për të rifreskuar dekorin e shtëpisë. Ndonjëherë një vazo e mbjellë është gjithçka që duhet. Bimët kacavjerrëse janë bërë 250 për qind më popullore në Pinterest që nga shtatori.

Bakri

Metalet janë ende më  trendy sesa kurrë, por bakri do të jetë metali që duhet zgjedhur për 2017-ën sipas Pinterest-it.

Pllaka druri

Përshëndetuni me pllakat e qeramikës. Kjo qasje rustikane për pllakat e brendshme të mureve është moda e vitit 2017.

Dekor akrilik

Çoje minimalizmin në maksimum në gjithçka, me korniza të thjeshta dhe me tavolina të tejdukshme mesi.

Dysheme të ngrohura

Tapetet ngrohëse nuk lejojnë që të ngrijnë gishtërinjtë në dimër dhe gjithashtu ngrohin gjithë dhomën duke përdorur më pak energji sesa metodat e tjera.

Stili i shtëpive të fshatit

Stili country-chic do të jetë sërish në modë në vitin 2017.

Komodina krevati moderne

Jepi dhomës së gjumit një pamje të re me një set komodinash të reja nga ato që vendosen te koka e krevatit, mund t’i bëni me porosi në modele që nuk kushtojnë shumë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button