Bilall Kasami takon Fatmir Limajn, ja për çfarë kanë biseduar

Sot, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami me bashkëpunëtor ka realizuar takim me kryetarin e NISMA për Kosovë, Fatmir Limaj. Në takimin e zhvilluar, kanë biseduar për zhvillimet aktuale politike, ekonomike dhe sociale në Maqedoni e Kosovë.

“Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, ka uruar kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, për suksesin që kanë arritur në zgjedhjet e fundit në Maqedoni. Nga Nisma kanë thënë se janë të interesuar që partitë politike shqiptare të arrijnë objektivat e veta në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, sepse kur Maqedonia është mirë në frymën e zhvillimeve demokratike atëherë është shumë më i lehtë zhvillimi i Kosovës”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA.

Ndërsa kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ashtu siç theksohet në kumtesë është shprehur se bashkëpunimi me subjektet politike në Kosovë është i domosdoshëm, pasi që, siç ka thënë Kasami, ndodhen pranë ngjarjeve me rëndësi për rajonin dhe Europën.

“Ne jemi të interesuar që të zhvillojmë sa më shumë bashkëpunime me Kosovën, por edhe me Shqipërinë sepse vetëm duke u angazhuar së bashku mund të realizojmë objektivat tona në të mirë të kombit shqiptar kudo që jetojnë dhe veprojnë, ka thënë kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Kasami gjithashtu ka uruar Kryetarin Limaj për punën dhe angazhimin e NISMA për Kosovën, ku tha se besoj shumë në sukseset e këtij subjekti politik në Kosovë. Uroj dhe shpresoj që ky takim të jetë vetëm fillimi i një bashkëpunimi sa më të mbarë që do mund të kemi si dy subjekte në të ardhmen, në nivel partie, por edhe në nivel të grupeve parlamentare, ka thënë kryetari i Lëzjes BESA, Bilall Kasami”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button