Mos bëni këtë gjë pas ndarjes

Depresioni dhe dhimbja janë rekasionet më të zakonshme pas ndërprejes së lidhjes. Por, sapo kjo periudhë të mbarojë gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të jemi të lumtur. Gjithçka që ju ndodh në jetë ka ndonjë arsye prandaj mbajeni kokën lartë dhe jini të lumtur.

# Keni mundësi t’ia filloni nga e para

Mos haroni se ndërprerja e një lidhjeje do të thotë se filloni një jetë të re me një person të ri. Kjo do të thotë se mund të filloni me më pak gabime këtë rradhë, sepse e keni përvojën e duhur për atë se çfarë duhet bërë dhe çfarë nuk duhet bërë.

# Mësoni nga gabimet tuaja

Gabimet tuaja trajtoni si një shansë për të mësuar se çfarë keni bërë gabim në lidhje dhe mundohuni që gjërat të cilat nuk ju pëlqejnë t’i ndëroni në të ardhmen.

# Tani jeni një person më i fortë

Natyrisht, sapo ta tejkaloni dhimbjen nga ndarja dhe vetminë, ju dilni si një person më i fortë se më parë. Kjo përvojë do t’ju ndihmojë në shumë situata.

# Mund të bëni zgjidhje më të mirë

Shanset për të marrë ndonjë vendim të gabuar ose zgjedhje të gabuar, zvogëlohen duhkshëm pas marrëdhënies jo të suksesshme.

# Tani dini më shumë

Madje edhe nëse hasni në ndonjë partner shumë tërheqës i cili do t’ju premtojë se do t’i zbresë yjet nga lart për ju, tanimë ju nuk jeni naive dhe prandaj nuk do t’i lejoni t’ju gënjejë.

# Secili ndryshim është i mirë

Shumë e rëndësishme është të mësoni të ndryshoni. Nuk ndryshomë se e kemi pa tjetër, por sepse duam. Kështu do të mësoni të jeni më fleksibile.

Ndonjëherë lidhjet e pa suksesshme, sidomos nëse vijnë njëra pas tjetrës mund t’ju lëndojnë dhe t’ju zhgënjejnë shumë. Por mos u shqetësoni, me rëndësi është të jeni reale në çdo situatë.

Jini të lumtura sepse pas çdo lidhjeje të keqe asgjë tjetër nuk ju mbetet. Kënaquni me jetën tuaj, ndërsa lidhja e re do t’ju sjellë përvoja të reja dhe mësime të reja të cilat kërë radhë do t’i prisni më me mençuri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button