Danimarkë, del raporti, ja pse vdiqën anëtarët e familjes 6 anëtarëshe

Hetimet mbi ngjarjen ku u gjetën të vdekur gjashtë anëtarë të një familjeje, prindërit dhe katër fëmijët e tyre të cilët u gjetën të vdekur në një shtëpi në fshatin Ulstrup, Danimarkë, tregojnë se sipas të gjitha gjasave, babai vrau gruan dhe fëmijët dhe më pas kreu vetëvrasje, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia e Jutlandit lindor ka dhënë një deklaratë në lidhje me rezultatet nga hetimi për ngjarjen e 9 janarit ku ka bërë të ditur se pohimet janë në bazë të analizave në vendin e ngjarjes nga ekipet e hetimit dhe ekspertët e mjekësisë ligjore.

Deklarata thekson se pohimet e disa mediave daneze, se vdekja është rezultat i rrjedhjes së një gazi helmues, nuk janë të mbështetura në prova.

Megjithatë nuk është dhënë asnjë informacion se si, dhe pse pësoi familja gjashtëanëtarëshe.

Pas një denoncimi, policia më 9 janar dërgoi një makinë policie dhe një ekip të ndihmës së shpejtë në shtëpinë në Ulstrup.

Ekipet zbuluan trupat e pajetë të babait 45-vjeçar, nëse 42-vjeçare, djemtë të moshës 3 dhe 11 vjeçare dhe të vajzave 6 dhe 16 vjeçare.

Policia ka nisur një hetim me dyshimin se bëhet fjalë për një vrasje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP