“Takim i fshehtë” në vend publik dhe në mes të ditës?!

  [Recension: KËNGA E KËRSHËNDELLAVE E ZAEVIT NË DYERT E BESËS: LSDM-ja heq dorë nga formimi i qeverisë, së bashku me radikalët e Besës përgatisin protesta të dhunshme!]

Një takim mjafton që të publikohen një sërë manipulimesh, të shtrembërohen faktet dhe të fitohet një realitet që është shumë larg realitetit faktik. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, dhe udhëheqësia e lëvizjes Besa kanë mbajtur takim për të cilin media thotë se ka qenë sekret. Në qoftë se takimi ka qenë me të vërtetë sekret, atëherë si ka mundësi që në vendin ku është mbajtur takimi të ketë disa ekipe gazetareske dhe pse, në qoftë se takimi do të ishte i fshehtë, ai të mbahet në selinë partiake të Besës, e cila gjendet në një vend shumë publik, në qendrën tregtare “Mavrovasja”?!

infomaxLinku deri te artikulli origjinal: KËNGA E KËRSHËNDELLAVE E ZAEVIT NË DYERT E BESËS: LSDM-ja heq dorë nga formimi i qeverisë, së bashku me radikalët e Besës përgatisin protesta të dhunshme!

Data dhe koha e publikimit: 06.01.2017

Data e recensionit: 10.01.2015

Recensuese: Simona Atanasova

KAMERAT TELEVIZIVE DHE “BISEDAT E FSHEHTA”!

“Sot nuk ka komunikatë nga LSDM-ja, e as nga Besa për atë se çka është biseduar në takimin e fshehtë, në të cilin përveç Zoran Zaevit, nga LSDM-ja ka marrë pjesë edhe sekretari gjeneral i LSDM-së, Oliver Spasovski. Edhe përkundër përpjekjeve që të fshehen nga publiku, nuk arritën të fshehen nga kamerat që i kapën të dy në QT Mavrovasja”.

Ndoshta nuk ka pasur komunikata zyrtare për takimin, mirëpo në këtë artikull nuk është bërë përpjekje për t’i kontaktuar partitë dhe për të kuptuar se për çka, në fakt, është biseduar në takim. Jo vetëm që nuk është kërkuar qëndrim zyrtar partiak, por media spekulon pa fakte se kanë biseduar për “federalizimin e Maqedonisë duke e ndryshuar Kushtetutën, edhe atë me ndihmën e diasporës shqiptare dhe qeverisë në Tiranë”.

Edhe pse kjo medie gjithë tekstin e bazon në mospasjen e komunikatës zyrtare për takimin zyrtar, një medie tjetër ka tentuar të kuptojë nga partitë se për çka bëhet fjalë.

“Zaevi nuk deshi të tregojë detaje për takimin, vetëm shkurt tha se është takim normal dhe i zakonshëm. Nga LSDM-ja për 24 Vesti thonë se ky është takim normal ndërmjet liderëve të dy partive në këtë periudhë kur duhet të formohet qeveria.
Qëndrim të njëjtë ka edhe BESA – takim normal paszgjedhor, në prag të kombinatorikave eventuale për shumicë të re. Takimi mbahet në kohë kur me të madhe bëhen kombinatorikat partiake dhe kalkulimet se kush do të arrijë deri te 61 votat e nevojshme për të formuar qeveri të re”.

INFORMATË JO E SAKTË

Më poshtë artikulli pa asnjë bazë konstaton se për shkak të këtij takimi, “Zaevi i ka ngulur thikë pas shpine BDI-së dhe Ali Ahmetit”, mirëpo nuk dihet se si është nxjerrë ky konstatim.

Përveç kësaj thuhet se një tekst i publikuar në një medie tjetër (nuk dihet se për cilin tekst bëhet fjalë), gjoja, ka paralajmëruar se LSDM-ja do të ngrejë duar nga formimi i qeverisë dhe së bashku me Besën do të organizojnë protesta të dhunshme.

Kjo është krejtësisht e pavërtetë dhe për këtë konstatim nuk ka asnjë vërtetim nga asnjë palë e involvuar. Me këtë teksti qëllimisht i manipulon lexuesit dhe përpiqet ta shtrembërojë perceptimin e tyre.

Ky tekst nuk i respekton vlerat etike dhe standardet profesionale në transmetimin e informatave të parapara në Kodin e gazetarëve, ku thuhet se gazetarët duhet të jenë të ndershëm, objektivë dhe të saktë.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP