Flet babai i Noizy-t, “hedh dritë” mbi arrestimin e reperit

Noizy ishte shoqëruar në polici bëri xhiron e rrjeteve sociale para dy ditësh.

Policia e Durrësit ka shkuar mbrëmjen e së hënës në shtëpinë e reperit Noizy dhe e ka shoqëruar në polici, pasi motra e Stresit publikoi një video, ku ai gjuante me armë, duke kërkuar sqarim pse ai nuk shpallej në kërkim njësoj si vëllai i saj. Por, lidhur me këtë lajm ka reaguar babai i reperit, Bashkim Rajku. Në një prononcim për “Vip Pages” të “Gazeta Shqiptare”, ai shprehet se Noizy nuk është shoqëruar në polici dhe as policia nuk ka shkuar në shtëpinë e këngëtarit të mirënjohur, por ka qenë shefi i komisariatit, ai që e ka telefonuar atë dhe i ka kërkuar që së bashku me Noizyn të shkojnë pranë ambienteve të policisë për të bërë një deklaratë.

“Noizy është si kokrra e mollës, s’kemi punë me policinë. S’kemi as kohë, as nerva të merremi me këto lajme. Dje ka qenë në Prishtinë dhe u kthye pasi mbaroi koncertin. Më mori shefi i komisariatit në telefon dhe më tha që ka dalë në internet një lajm që Noizy ka qëlluar me armë. Dhe unë i thashë që ka bërë një klip me Çiljetën ku ka pasur armë. Shkova bashkë me Noizyn në polici, dhamë një deklaratë dhe erdhëm në shtëpi, as 5 minuta punë nuk ishte”, shprehet Bashkimi në lidhje me lajmin e shoqërimit të të birit.

Nga ana tjetër, ai shpreh dhe indinjatën, përse mediat nuk merren me karrierën e Noizyt, por vetëm me lajme të pavërteta. “Ditët e fundit Noizy është duke përgatitur një bashkëpunim me një këngëtar gjerman dhe asnjë nuk e pasqyroi këtë lajm. Të krenohen se një këngëtar i Shqipërisë ka lidhur një kontratë të tillë”.

Në fund nuk harron pa komentuar edhe statusin e motrës së Stresit.

“Ato janë video të hershme dhe tani e kanë nxjerrë, janë video të klipeve që i kanë bërë montazh dhe i kanë nxjerrë. Ne s’kemi asgjë me asnjë njeri. Tek e fundit, ajo ka hedhur një status dhe ka të drejtën e saj për të folur. Ne nuk na bën përshtypje fare se çfarë thuhet”, ka mbyllur kështu Bashkimi reagimin e tij për “GSH”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP