Vriten 5 diplomatë të Emirateve të Bashkuara Arabe në Afganistan

Qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) thotë se pesë diplomatë të saj janë vrarë në sulmin e djeshëm me bombë në qytetin Kandahar në Afganistan, shkruan REL.

Mëtutje, qeveria e këtij vendi tha sot se të pesë diplomatët kryenin punë humanitare, arsimore dhe zhvillimore në Afganistan.

Nga ky eksplodim në një motel, janë plagosur edhe ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe në Afganistan, dhe guvernatori i Kandaharit.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Militantët talibanë kanë kumtuar se nuk janë të involvuar në këtë eksplodim.

Autoritetet besojnë se eksplodimi mund të jetë pasojë e rivaliteteve lokale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button