Bora ende shkakton probleme në Greqi

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e rrëmbyeshme të borës, të cilat janë të jashtëzakonshme për Greqinë, ende po shkaktojnë probleme të mëdha  në transport dhe në jetën e përditshme të njerëzve në pjesën veriore të vendit.

Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina, edhe sot në Selanik po bie borë, ndërsa temperatura është katër gradë nën zero. Fluturimet deri dhe nga aeroporti “Maqedonia” për momentin po zhvillohen normalisht, por shumë fluturime dje janë anuluar për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të borës.

Për automjetet të cilat lëvizin në rrugët rajonale në pjesën veriore të veriperëndimroe të Greqisë është i obligueshëm posedimi i pajisjes dimërore dhe zinxhirëve. Në Greqinë veriperëndimore sot në mëngjes janë matur edhe deri minus 18 gradë Celsius.

Reshje të rrëmbyeshme  për momentin ka edhe në qytetin qendror grek Larisa, ku temperatura paraqet minus shtatë gradë. Në Lamia bora shkaktoi probleme të mëdha në komunikacion, madje edhe në rrugët qendrore të qytetit. Autobusët nuk qarkullojnë, përderisa ambulancat dhe automjetet policore duhet të kenë zinxhirë për borë në mënyrë që të lëvizin nëpër rrugët e qytetit.

Komunikacioni është ndaluar për kamionë në autostradën Athinë-Selanik.

Ndërkohë, ishujt Alonisos dhe Skopelos ende janë pa energji elektrike dhe ujë. Në disa pjesë të ishullit Alonisos ka rënë borë me shtresë prej 2,5 metrash, përderisa në Skopelos, pas motit të lig dje, ka rënë një metër borë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP