Nuk vërehet përparim në bisedimet për çështjen qipriote

Negociuesit nuk arrijnë që të afrohen deri në marrëveshjen përfundimtare, me të cilën do të përfundojë ndarja e Qipros, kumtoi sot pala qipriote greke gjatë ditës së dytë të negociatave në Gjenevë, njofton DPA.

“Ne jemi kaq të larguar nga vendimi sa dhe nga mungesa e vendimit. Shqyrtohen çështje të vështira”, deklaroi zëdhënësi qipriot qeveritar Nikos Hristoduludis.

Presidenti qipriot Nikos Anastasiadias dhe lideri i turqve qipriotë, Mustafa Akanxha, i kanë shqyrtuar shpenzimet ekonomike për bashkimin e sërishëm të ishullit dhe si do të menaxhohet shteti i ardhshëm federal.

Por, mediat qipriote greke dhe qipriote turke njoftojnë se dy liderët mbeten të ndarë rreth çështjes për menaxhimin presidencial me shtetin e ardhshëm.

Përveç kësaj, e pakontraktuar mbetet edhe çështja për praninë e ushtrisë turke të ishullit.

Pala qipriote greke dëshiron që ushtria turke ta braktisë ishullin, ndërsa bashkësia qiprote turke dëshiron që Ankaraja të mbetet patronati i saj, me praninë e saj ushtarake në Qipro.

“Momentalisht nuk vërehet ecje përpara rreth kësaj çështje”, theksoi diplomati qipriot për DPA.

Dy palët zhvillojnë bisedime tashmë 19 muaj.

Rrethi i fundit i bisedimeve ka filluar më 9 janar në Gjenevë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button