Moska e gatshme për dialog për normalizim të marrëdhënieve me SHBA-në

Moska është e gatshme për dialog me Uashingtonin për normalizim të marrëdhënieve bilaterale, madje edhe në kushte të sanksioneve, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.

Ai vlerësoi se marrëdhëniet bilaterale momentalisht ndodhen “në nivelin më të ulët dhe për normalizim të tyre ekzistojnë formate tërësisht më të ndryshme”.

“Gjithsesi, sanksionet janë element i cili shumë negativisht ndikon në marrëdhëniet bilaterale. Por, megjithatë, madhe edhe në kushte të tilla, Moska do të përshëndeste të gjitha mundësitë për dialog dhe është e gatshme për të”, theksoi Peskov.

Sipas tij, ligji i propozuar në Senatin amerikan për vendosje të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të akuzave se ka tentuar të ndikojnë mbi zgjedhjet presidenciale amerikane, paraqet tentim që edhe më shumë të dëmtohen marrëdhëniet midis dy vendeve.

Peskov dje deklaroi se pohimet se Rusia ka tentuar të ndikojë mbi zgjedhjet  presidenciale amerikane në dobi të Donald Trampit paraqet gjuajtje e shtrigave.

Deklarata e tij ishte reagimi i parë i Moskës ndaj raportit të shërbimeve speciale amerikane për operacionin hakerik rus gjatë fushatës parazgjedhore.

Peskov theksoi se raporti nuk përmban kurrfarë dëshmi të reja se persona zyrtarë rusë janë të përzier në sulmet hakerike.

Në raportin e javës së kaluar të shërbimeve amerikane është theksuar se presidenti rus Vlladimir Putin ka udhëhequr me kiber fushatën, me qëllim që t’i ndihmojë Trampit.

“Jemi të lodhur nga akuzat e tilla. Kjo me të vërtetë duket si gjuajtje e shtrigave”, thekson Peskov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button