Kapet shqiptari me drogën e fshehur në karrocë invalidësh

Më 26 nëntor të vitit të kaluar, rojet e kufirit në Stacionin Hekurudhor të Brigut (Valis) në karrigen e karrocës së invalidëve kanë gjetur një sasi të konsiderueshme droge të llojit marihuanë, shkruan sda.ch Mbi ulësen ku ishin fshehur pakot me drogë rrinte një shtetas shqiptar i moshës 22 vjeçare, i cili simulonte gjendjen e një personi me aftësi të kufizuara, transmeton albinfo.ch.

Ai ishte në përcjellje të një bashkatdhetari të tij ndërsa kufitarët e zbuluan shpejt mashtrimin që ata po përpiqeshin ta bënin. Dy personat po vinin me tren nga Milano për në Zvicër ndërsa drogën e kishin paketuar në qese plastike, duke zëvendësuar kështu “shiltet” e ulëses së karrocës.

Rasti i është kaluar Policisë Kantonale të Valsiit, e cila ka ushtruar kallëzim penal në Prokurorinë publike ndaj personit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button