Gjermania do të reagojë ndaj sulmeve kibernetike me kundërsulme

Gjermania duhet të jetë e aftë të reagojë ndaj sulmeve kibernetike me kundërsulme, deklaroi shefi i zbulimit të brendshëm gjerman, Hans-Georg Maasen.

“Vlerësojmë se nuk është e nevojshme vetëm të mbrohemi. Duhet të jemi të aftë edhe të sulmojmë, kështu që kundërshtari nuk do të ndërmarrë sulme të reja”, theksoi Maasen.

Ai deklaratën e dha pasi ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Tomas de Mezier kërkoi vendosjen e masave më rigoroze të sigurisë, duke përfshirë edhe parandalimin e sulmeve kibernetike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button