Brad Pitt befason me pamjen e tij në skenën e ‘Golden Globes 2017’ (VIDEO)

Në ndarjen e çmimeve “Golden Globes 2017”, aktori Brad Pitt u shfaq në skenë për të prezantuar filmin e Barry Jenkin, “Moonlight”, që ishte nominuar për ‘Filmin më të mirë dramë’.

Në fillim publiku nuk e kishte mendjen dhe as nuk e priste që Pitt të shfaqej në skenë. Por sapo e kuptuan që ishte ai, menjëherë ovacionet u rritën duke e emocionuar edhe vetë aktorin i cili për një moment u bllokua.

Kjo në fakt ishte dalja e parë në ekran për Pitt pas gjithë trazirave me ndarjen e tij nga Angelina Jolie. Sigurisht që aktori nuk foli aspak për jetën e tij personale por duartrokitjet ishin të gjitha për ta mbështetur atë në këtë fazë të vështirë të jetës.

Ndërsa duket se këtë periudhe trazirash në jetën e tij private  ai nuk po e përballon aq lehtë, dhe kjo u vu re edhe në pamjen e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button