“Gjurmë Shqiptare”: Beteja kur serbët lanë të vdekur mijëra shqiptarë (VIDEO)

Beteja e madhe e 1912 ku ushtria serbe la mijëra të vrarë ndaj luftëtarëve shqiptarë.

Në gjysmën e dytë të tetorit 1912, ndërsa vazhdonin operacionet pushtuese të ushtrisë serbe mbi tokat shqiptare, në Kosovë e gjetiu, në krahinën e Lumës, të Opojës, Vërrinit, Gorës, Hasit, Dibra… u organizuan kuvende të shumta dhe në saje të kushtrimit të lëshuar nga mbledhja e jashtëzakonshme e komitetit ”Shpëtimi” të mbajtur në Shkup, me 14 tetor 1912, filloi mobilizimi i përgjithshëm për ta përballuar agresionin pushtues serb.

Në javën e parë të nëntorit, armata e III serbe pasi pushtoi nga Rrafshi i Kosovës dhe atë të Dukagjinit, synonte pushtimin dhe Shqipëria Veriore dhe të Mesme për të dalur në brigjet e Detit Adriatik.

Qysh më 5 nëntor 1912 kur gjenerali famëkeq Bozhidar Jankoviq hyri në Prizren me regjimentet e Divizionit ”Shumadia-1”, nisi rigrupimin e forcave të tij, për operacionet drejt Adriatikut. Për të realizuar këtë plan ushtarak, komanda serbe, kishte krijuar dy njësi të veçanta, që morën emrin si ”njësitë e bregdetit” dhe repartet e këtyre njësive u përzgjodhën nga divizionet ”Shumadia-1” dhe “Drina-2” të dislokuara në Prizren e Gjakovë.

Nje histori qe vjen permes deshmive rrenqethese per masakrat e mepasshme. Pse ajo u mbyt per te mos u treguar.

Ndiqni te plote videon e dokumentarit te gazetarit Marin Mema, Termopilet Shqiptare:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP