Franca refuzon azilantët shqiptarë, por ofron punën e ëndrrave

Francezët kanë refuzuar të pranojnë azilantë shqiptarë, duke e shpallur Shqipërinë si një vend të sigurt tre vjet më parë. Këtë fakt e solli në vëmendje liderja e partisë opozitare Marie Le Pen, e cila deklaroi ditët e fundit se nëse zgjidhet presidente nuk do të pranojë asnjë shqiptar azilant, shkruan RevistaClass.

Megjithatë, Franca ka ofruar së fundi punën e ëndrrave. Bëhet fjalë për një ligj të  ri, i cili gjobit  çdo punëdhënës që “shqetëson” me telefonata apo email-e punonjësit gjatë ditëve të pushimit. Duke qenë se në të gjithë botën, punonjësit edhe kur kanë pushime u përgjigjen vazhdimisht email-eve, apo njoftimeve të shefave të tyre, në Francë tani punëtorët do të bëjnë një shkëputje 100% nga puna në fundjavë dhe gjatë pushimeve.

Nëse shefat shqetësojnë punëtorët e tyre gjatë këtyre ditëve, atëherë ata do të gjobiten. Ky ligj synon që të reduktojë stresin e shkaktuar nga puna dhe  t’u japë qytetarëve mundësinë të jetojnë pa menduar punën.  Ndonëse propozimi nisi thjesht si projektligj, ai tashmë ka kaluar në Parlament dhe pritet të hyjë menjëherë në fuqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button