Skandalet e mëdha të arbitrit me Barcelonën

David Fernandez Borbalán tregoi një arbitrim të kobshëm, sipas spanjolles “El Mundo Deportivo”, në ndeshjen e parë të raundit të parë të “nokaut”-it në “Copa del Rey”, ndërmjet Athletic Bilbao dhe Barcelona. Ai nuk akordoi dy penallti të qarta në favor të Barcelonës, kur Gerard Pique dhe Neymar u penguan dhunshëm, sikurse injoroi agresionin e Aritz Aduriz ndaj Samuel Umtiti dhe dëbimin e tij të drejtpërdrejtë me karton të kuq.

Nuk është hera e parë që gjyqtari andaluzian, 43 vjeç, është i zhytur në skandale dhe veprime të diskutueshme në ndeshjet e Barcelonës. Një nga vendimet më enigmatike, që ai bëri, i përket një ndeshjeje të La Liga në “Mestalla”, ndërmjet Valencias dhe Barcelonës. Ajo u luajt në dhjetor të vitit 2014.
Pas një goli të vonë të Barcelonës, gjatë kremtimit, Leo Messi u godit nga një shishe e hedhur nga tribunat. Argjentinasi kërkoi kujdesin mjekësor në të njëjtin terren, por absurditeti arriti pastaj, kur Fernandez Borbalán e paralajmëroi pesë herë fituesin e “Topit të Artë” të mos humbte kohë, ndërsa shpjegoi në të dhënat e tij për ndeshjen: “Pas minutës së 89-të, lojtari me numrin 10 i Barcelonës, Lionel Messi, ka tentuar të vonojë nisjen e lojës pas shënimit të golit”.

Tri vite më parë, po Borbalán ka përjetuar incidentin e gishtit të Jose Mourinhos në syrin e Tito Vilanova, në ndeshjen e kthimit të Superkupës së Spanjës, 2011. Ky veprim është injoruar nga gjyqtari në fjalë, asaj dite i katërt, duke mos ndihmuar kryesorin Alfredo Florez. Kësisoji, komisionet juridike të Federatës Spanjolle të Futbollit pasuan me një dënim skandaloz: pezullim dy ndeshje për Mourinhon dhe një ndeshje për Tito Vilanova./Gazeta Koha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button