Bujar Osmani: Nesër do ta bëjmë publike marrëveshjen e partive shqiptare të Maqedonisë

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani thotë se kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim do të ratifikojë platformën e përbashkët të partive politike shqiptare më së voni deri nesër.

“Shtetet shqiptare Kosova dhe Shqipëria janë të interesuara për një Maqedoni stabile, për një rajon stabil, për një Maqedoni ku shqiptarët do të jenë të barabartë, do jenë vendimmarrës por natyrisht do të jenë të bashkuar dhe koordinuar në qëndrimet e tyre. Deri nesër BDI do të ratifikon këtë marrëveshje, këtë memorandum të arritur ndërmjet liderëve të partive politike shqiptare në Maqedoni, besojmë që gjatë ditës së nesërme do të bëjmë publike tekstin e dokumentit – tha për Alsat-M, Bujar Osmani zëdhënës i BDI-së.

LEXO:Presidenti Thaçi mbledh liderët e shqiptarëve të Maqedonisë, diskutohet nevoja e koordinimit ndërshqiptar (FOTO)
LEXO: Takimi në Tiranë mbeti vetëm fotografi, çfarë po fshehin partitë?!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button