Qytetarët të ngelin në shtëpi në prag të valës së paralajmëpruar të të ftohtit

Qytetarët të mos udhëtojnë dhe të mos dalin nga shtëpitë nëse nuk kanë ndonjë nevojë të madhe. Të veshin veshje të trashë dhe të ngrohtë, të konsumojnë pije të ngrohta dhe nëse duhet të punojnë në ambiente të hapura, ta bëjnë atë me pauza.

Këto janë disa nga rekomandimet për qytetarët në prag të valës së paralajmëruar të të ftohtit që sipas DPHM-së do ta kaplojë vendin prej sonte. Temperaturat pritet që gjatë natës të zbresin deri -13 gradë, ndërsa të dielën deri -20 gradë.

Tani për tani, siç informuan në konferencë për shtyp, zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev, zëdhnësja e Qendrës për menaxhim me kriza, Nadica Vuçkova dhe drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit Shkup, Tatjana Baevska Vuçkoviq, gjendja është stabile, ka ndërprerje në komunikacion për automjetet e rënda transportuese në Strazhë dhe Mavrovë-Dibër dhe prej pasdites edhe në Presekë. Komunikacioni ajror dhe hekurudhor po zhvillohet pa pengesa. Sfida ka vetëm në furnizimin me energji elektrike në rajonin e Tetovës dhe në shtrirjen afër Shuto Orizarës, në çka po punohet në sanimin e gjendjes.

Të gjitha institucionet kompetente janë në terren dhe siç tha Gjorgjiev, do të mbeten edhe më tutje për t’iu përgjigjur sfidave që do të paraqiten nga moti i paralajmëruar.

Bënë thirrje edhe drejt qytetarëve për vetëdije më të madhe qytetare në mënyrë që të tejkalohet gjendja me pasoja më të vogla./MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button