Parlamenti i Turqisë e vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme për tre muaj

Parlamenti në Turqi e vazhdon edhe për tre muaj gjendjen e jashtëzakonshme, që në vend u vendos pas tentativës për puç më 15 korrik të vitit të kaluar.

Gjendja e jashtëzakonshme i mundëson Qeverisë turke “që ta shmangë” Parlamentin  në marrjen e ligjeve të reja si dhe t’i kufizojë apo suspendojë të drejtat dhe liritë nëse vlerëson së është e domosdoshme.

Sipas të dhënave më të reja, gjatë hetimit për puçistët janë arrestuar mbi 41.000 persona, për shkak të dyshimeve se janë të lidhur me predikuesin mysliman Fetullah Gjulen.

Autoritetet turke e akuzojnë Gjylen, i cili jeton në SHBA, se qëndron pas tentativës për puç.

Në klubin e natës “Reina” në Stamboll natën e Vitit të Ri ndodhi një sulm, ku humbën jetën 39 persona, ndërsa 69 të tjerë u plagosën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button