Nuk ka zgjerim fare, ndër prioritetet e Presidencës së BE-së

Me fillimin e vitit të ri ka nisur edhe kryesimi i radhës në BE për gjashtëmujorin e parë të këtij viti që do ta ketë Malta. Ndër prioritetet që ka përmendur Presidenca malteze e BE-së janë migracioni, siguria, politika ndaj fqinjëve me fokus të veçantë në vendet e Afrikës Veriore dhe zbatimi i atyre vendimeve në BE, të cilat ishin miratuar në vitin 2016.

Sa i përket Ballkanit dhe procesit të zgjerimit duket se kësaj radhe vlen ajo thënia “larg syve-larg zemrës”, sepse Malta, shteti më i vogël që kryeson BE-në, deri tash nuk përmend fare procesin e zgjerimit e as Ballkanin ndër prioritete. Në anën tjetër një gjë e tillë është edhe shprehje e realitetit, sepse tash e një kohë është kuptuar qartë se në BE nuk ka shumë vullnet për zgjerim, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sa u përket vendeve të Ballkanit Perëndimor, BE-ja me to do të vazhdojë bashkëpunimin në çështjet e interesit të përbashkët, sidomos ato që kanë të bëjnë me politikën e migrimit ilegal, do të vazhdojë hapjen eventuale të kapitujve të rinj në negociatat me Malin e Zi dhe Serbinë, ndërsa për shtetet tjera këtë vit edhe ashtu nuk pritet ndonjë vendim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button