Hollande: Çlirimi i Mosulit nga DEASH do të zgjasë disa javë

Presidenti i Francës François Hollande ka thënë se operacioni për çlirimin e Mosulit nga organizata terroriste DEASH do të zgjasë “jo me vite, por disa javë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Hollande është takuar me homologun e tij irakian Fuad Masum, kryeministrin e Irakut Hajdar el-Ibadi dhe kryetarin e Kuvendit Selim el-Xhuburi.

Presidenti francez Hollande, në konferencën për media të mbajtur në kuadër të takimeve të tij në Irak, ka thënë se “Operacioni për çlirimin e Mosulit nga organizata terroriste DEASH do të zgjasë jo me vite, por disa javë”.

Duke theksuar se në Mosul dhe Raka të Sirisë ka shtetas francezë që i janë bashkangjitur organizatës terroriste DEASH, Hollande është shprehur se këta persona do të nxirren para gjykatës dhe do të dënohen kur të kthehen në vendin e tyre.

“Do të luftojmë edhe kundër shtetasve francezë që i janë bashkangjitur DEASH-it, sepse ata dëshirojnë të na sulmojnë edhe ne. Nëse ata kapen nga pala irakiane, atëherë ata dënohen sipas ligjeve të tyre. Disa fëmijëve u është shpërlarë truri tërësisht. Nëse këta kthehen në Francë, duhet t’i nënshtrohen trajtimeve për t’u pastruar nga idetë ekstremiste. Kjo është përgjegjësi e jona”, ka vënë në pah Hollande.

Duke folur për shkatërrimet që kanë shkaktuar ngjarjet në Irak, Hollande ka potencuar se do të marrin pjesë në rindërtimin e Irakut. Presidenti francez ka nënvizuar se pas Mosulit, synimi i tyre është Rakka, për të shtuar më tej se mbështesin zgjidhjen politike edhe për krizën në Siri.

“Operacioni në Irak do të zgjasë shumë, por fitues do të jenë Iraku dhe forcat e sigurisë. Irakianët luftojnë në terren, ndërsa ne ofrojmë mbështetje ajrore, trajnim dhe pajisje. Armiku ynë i vetëm është DEASH. Në periudhën pas DEASH-it, bashkëpunimi ynë me Irakun në fushën e inteligjencës do të vazhdojë. Në periudhën pas DEASH-it, në Irak duhet të arrihet pajtim kombëtar dhe politik. Nëse terrori ngelet në rajon, ai do të vazhdojë ta shënjestrojë Evropën”, ka përfunduar Hollande.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button