Kush dhe si do ta formojë Qeverinë e re, ja çka thonë partitë

Drejtuesit e VMRO-DPMNE-së po presin që të marrin mandatin për formimin e qeverisë së re nga presidenti për të filluar negociatat me partitë shqiptare. Zëdhënësi i partisë Ivo Kotoveski, tha se VMRO-ja nuk heq dorë nga Nikolla Gruevski, i cili – sipas tij – pas marrjes së mandatit do të bej përpjekje maksimale për krijimin e kabinetit të ri qeveritar, transmeton Alsat-M.

“Pasi të marrim mandatin do të fillojmë bisedimet dhe do të bëjmë përpjekje maksimale për krijimin e qeverisë. E kemi për obligim të bëjmë gjithçka të mundur për të realizuar programin që e votuan qytetarët”, raportojnë nga VMRO – DPMNE-ja.

Por nga LSDM-ja janë të bindur se Nikolla Gruevski nuk do të mund të formojë qeverinë e re. Megjithatë, zëdhënësi Petre Shilegov nuk dha detaje nëse social-demokratët çështjen e koalicionimi me partitë shqiptare nëse Gruevski dështon dhe nuk arrin të sigurojë votat e nevojshme në Kuvend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button