Majlinda ka një dhomë prej ari

Po të mos ishte e para, nuk do të ishte as e fundit deri më tash. Më e vlefshmja e mundshme.

Ishte medalja e parë e fituar ajo që e mbajti në fillim të karrierës Majlinda Kelmendin në xhudo, në vjeshtën e vitit 2000, shkruan “Koha Ditore”. Ishin javët e para të saj në këtë sport dhe kampionia e mëvonshme kishte mëdyshjet se a të vazhdonte me xhudo.

Vetëm dy javë pasi ishte njoftuar me këtë sport luftarak, Majlinda si pjesë e klubit të xhudos “Ippon” nga Peja, mori pjesë në një turne në Sarajevë.

Xhudo ende ishte enigmë për të, por vajza e re në shtëpi u kthye me medalje. Kjo ishte më e rëndësishmja për 9-vjeçaren. Ajo kishte një medalje. Nuk kishte rëndësi mënyra se si u fitua medalja. Nuk kishte rëndësi që humbi luftën e vetme të zhvilluar në Sarajevë.

E rëndësishme ishte që fitoi medaljen. Ishte medalje e bronztë, që ndahet për vend të tretë. Majlinda e mori atë vetëm pse në kategori ishin tri xhudiste. Kishte për të tria medalje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button