Liverpuli e fitoi derbin me Mançester Sitin

Me golin e Zhorzhinjo Vajnaldum të shënuar në minutën e tetë, ekipi i Liverpulit realizoi fitore minimale prej 1:0 ndaj Mançester Sitit mbrëmë në derbin e xhiros së 19-të të Kampionatit anglez në futboll.

Ndeshjae luajtur në “Enfilld” kaloi pa shumë gjasa për gol dhe me lojë luftarake. Mysafirët nga Mançesteri në pjesën e dytë tentuan ta evitojnë humbjen, por Liverpuli u mbrojt mirë dhe në fund arriti me tre pikë të fituara ta përfundojë vitin 2016 në pozitëpn e dytë të tabelës, menjëherë pas Çellsit.

Rezultate të ndeshjeve deri tani të luajtura të xhiros së 19-të në Premier Ligë:

Hall – Everton 2:2,

Svonsi – Burnemut 0:3,

Sauthempton – VBA 1:2,

Mançester Junajted – Midëllsbrou 2:1,

Lester – Vest Hem 1:0,

Çellsi – Stouk 4:2,

Barnli – Sanderlend 4:1 dhe

Liverpul – Mançester Siti 1:0.

Sot në ditën e parë të vitit 2017, prej orës 14:30 do të luajnë Votford – Totenhem, prëderisa dueli Arsenal – Kristall Pallas do të fillojë në orën 17:00

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button