Maqedoni, fillon zbatimi i Ligjit të ri për përmbarim: Këto janë rregullat e reja

Prej 1 janarit të vitit 2017 fillon zbatimi i Ligjit të ri për përmbarim, i cili sjell volitshmëri për kreditorët, debitorët dhe për përmbaruesit,e para së gjithash për kategoritë e ndjeshme të qytetarëve.

Në Ligjin parashihet që për llogari komunale të papaguara përmbaruesi nuk guxon të bllokojë pa e njoftuar paraprakisht qytetarin se ekziston ndonjë borxh dhe të kërkojë prej tij të propozojë mënyrë në të cilën do tëp servisohet borxhi. Gjithashtu, vendosja e pagesës jashtëgjyqësore është moment i volitshëm i cili do tëp mundësojë para fillimit të çfarëdo lloj procedure, qytetari ta servisojë pjesën e vet pa shpenzime më të mëdha.

Me pagesë jashtëgjyqësore, siç sqarojnë nga Oda e përmbaruesve të Republikës së Maqedonisë (OPRM) do të zgjidhen ato lëndë që nuk e tejkalojnë limitin e konstatuar në të holla, dhe atë për faturat komunale për rrymë, ngrohje dhe ujë deri 6.000 denarë dhe për telefon, kabllovike dhe mirëmbajtje të ndërtesës deri 2.000 denarë. Kjo do të thotë se kreditori para se të fillojë çfaërdo lloj procedure për padi, me ftesë së pari do t’i drejtohet debitorit, ku do t’i bëjë ftesë që ta paguajë borxhin në afat prej 15 ditëve. Nëse borxhi paguhet në afatin e paraparë, debitori nuk do të ketë kurfarë, përkatësisht do të ketë shpenzime jo të konsiderueshme.

закон за извршители

Deri më tani për faturë të papaguar prej 3.000 denarëve, shuma e cila duhej ta paguante debitori ndonjëherë mund të arrinte edhe deri 16.000 denarë, për të cilën pëpr normë interesi dheb taksa gjyqësore shkonin rreth 1.100 denarë, për shpenziome të avokatit dhe noterisë prej 8.000 deri 9.000 denarë, ndërsa përmbaruesi paguante 2.500 denarë.

Me Ligjin e ri kjo do tëp përjashtohet, por vetëm nëse borxhi paguhet në afatin e paraparë. Kjo do të thotë se për faturë të papaguar për ujë prej 3.000 denarëve debitori përmes përbaruesit do ta paguajë borxhin e rritur për shpenzime të mjokonsiderueshme dhe normë interesi që nuk do të jenë më të mëdha se 5 deri 10 për qind të vetë borxhit. Por nëse pas skadimit të afatit nuk e paguan shumën që e ka borxh, sërish shkohet në procedurë padie, e cila disa herë do t’i rrisë shpenzimet, sqarojnë nga OPRM.

Извршители блокирани сметки

Risi në Ligj është edhe ajo që nuk do të ketë qasje të menjëhershme drejt bllokimit të llogarisë. I obligueshëm do të jetë paralajmërimi para përmbarimit të detyrueshëm. Deri më tani qytetarët më së shumti reaguan se nuk ishin paralajmëruar dhe aspak nuk e kanë ditur se kundër tyre zhvillohet ndonjë procedurë. përkundrazi, kur e shihnin se llogaria u është bllokuar, informoheshin se ku dhe për çka janë paditur. Më vonë për zhbllokim të llogarisë, bankës duhej t’i paguanin nga 1.000 deri 1.500 denarë, varësisht nga ajo se cila bankë e ka kryer bllokimin.

Sipas Odës, moment më i rëndësishëm është ndërlidhja elektronike e përmbaruesve me të gjitha institucionet prej nga do të merren të dhëna pa pagesë me çka do të ulen shpenzimet.

Përmbaruesit në Maqedoni në nëntë muajt e parë të vitit 2016 kanë parnuar 134.740 kërkesa për përmbarim, kanë realizuar vetëm 28,40 për qind apo 38.266, ndërsa shuma e përgjithshme e pagesës nga përmbarimi është 75.715.471 euro, që është 2 milionë euro më pak se vitin e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button