Ibrahim Mehmeti, analist politik

Pyetja: Çfarë prisni nga 2017-ta?

Përgjigjja:

Viti 2017 pritet të jetë mjaftë interesant në fushën e politikës për arsye se do të kemi formimin e qeverisë së re, e cila do të duhet t’u realizojë pikat e raportit të Pribes, gjë që do të kërkojë konsensus ndërpartiak, përfshirë edhe opozitën. Njëkohësisht do të kemi edhe zgjedhje lokale ku pritet të shihet se cili do të jetë efekti i zgjedhjeve parlamentare ku partitë e reja dhe më të vogla tanimë janë pjesë e mozaikut politik të vendit dhe mund të presim laramani më të madhe në përbërjen e kuvendeve komunale, por edhe të kryetarëve të komunave.

Në arenën ndërkombëtare do të kemi kryetarin e ri të SHBA-ve, i cili me paraqitjet e tija kontroverse na bën të presim me kureshtje të shtuar hapat e tij konkret në skenën gjeopolitike. S’do mend se kjo do të ketë ndikim edhe tek ne dhe kjo na bën të jemi edhe më të kujdesshëm. Gjithsesi, ne duhet ta ruajmë optimizmin se megjithatë proceset varen nga vetë ne, pra qytetarët, andaj shpresoj se sy-çeltësia e qytetarëve gjatë dy viteve të kaluara dhe aktivizmi i shprehur në protesta dhe iniciativa, do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në të mirë të zhvillimit të proceseve demokratike dhe të mirëqenies së vendit, por edhe të rajonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button