Arianit Xhaferi, kryetar i Lëvizjes “Eco Guerilla”

Pyetja: Çfarë prisni nga 2017-ta?

Përgjigjja:

Si aktivist i shoqërisë civile pres që 2017 të sjell ndryshimin për të cilin të gjithë ne bëjmë përpjekje të vazhdueshme, d.m.th. të kemi një shtet ligjor funksional, një udhëheqje politike që primatin e gjithçkaje do ketë respektimin e ligjit dhe drejtësinë për të gjithë. Dhe përfundimisht presim që në vitin 2017 qytetarët të jenë më të vendosur kur t’ju jepet mundësia që përmes votës së tyre të zgjedhin nëse duhet të dënojnë fajtorët për gjendjen e mjerueshme në të cilën jetojnë, apo t’i mbajnë të njëjtit në pushtet për të vazhduar tmerrin e tyre.

Eco Guerilla do vazhdojë edhe në vitin 2017 që të kërkojë përgjegjësi nga autoritetet që nuk respektojnë ligjin dhe nuk respektojnë premtimet ndaj qytetarëve dhe në këtë drejtim do vazhdojë presioni ndaj autoriteteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button