Iljasa Salihu, publicist

Pyetja: Çfarë prisni nga 2017-ta?

Përgjigjja:
Natyrisht, pritshmëritë nuk mund të jenë të pavarura prej dëshirave, realitetit dhe shpresës për ditë të mirë, paçka se për çdo vit presim që viti tjetër do të jetë më i mirë krahas vitit të kaluar, edhe pse vitet e mira në Maqedoni mbetën në korniza të ëndrrave.

Megjithatë, ndryshimi tashmë ka filluar në Maqedoni, për arsye se miti i monopolit politik është thyer. Presim një koalicion mes LSDM-s dhe gjitha subjekteve politike shqiptare, hë për hë, me ndonjë përjashtim nga radhët e subjekteve politike shqiptare.

Presim që subjektet politike shqiptare të futen në qeveri me kushte të qarta dhe të afatizuara. Njëkohësisht, presim që Prokuroria Speciale do të shoqërohet me Gjykatë Speciale për t’ia filluar kështu pastrimit të vendit, ku të prekurit e parë do të jenë si nga radhët e VMRO-s, ashtu edhe nga radhët e BDI-s. Do të jetë vit i vështirë dhe i kompromiseve, ngaqë fillimi i dekriminalizimit të skenës politike nuk është aspak i lehtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button