Dona Kosturanova, Forumi Arsimor Rinor në Maqedoni 

Pyetja: Çfarë prisni nga 2017-ta?

Përgjigjja:

Dëshiroj të jemi qytetarë aktiv, të përgjegjshëm dhe të zellshëm, të cilët do të kujdesen dhe do të luftojnë për të drejtat e tyre. Në 2017 presim që institucionet ta dëgjojnë zërin e të rinjve dhe t’i jetësojnë të drejtat e tyre. Përparojnë procese të rëndësishme- realizimi i strategjisë gjithëpërfshirëse për arsim, ndryshime në Ligjin për arsim të lartë- të cilat duhet të jenë të hapur për zërin e të rinjve, studentëve dhe nxënësve.

Filloi me punë edhe Zyra rajonale për bashkëpunim të të rinjve të Ballkanit Perëndimor, e cila edhe përskaj asaj që në Maqedoni nuk lejon që të rinjtë në të vërtetë të marrë pjesë dhe të caktojë përfaqësuesin e saj, duhet të sigurojë mobilizim dhe aktivitete të qindra të rinjve nga Maqedonia në rajon.

Edhe përskaj përfaqësuesit të papërshtatshëm atje, shpresoj se  këto mundësi nuk do t’iu mohohen të rinjve. Ka mësime të vlefshme, që mund të nxirren nga viti 2016. Trysnia e të rinjve edhe politikisht la gjurmë të errët në këtë vit, por shpirti luftarak, elokuenca dhe informimi i të rinjve është ajo që na jep shpresë për ardhmëri të ndritur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button