Nazim Rashidi, gazetar

Pyetja: Çfarë prisni nga 2017-ta?

Përgjigjja:

2017 do të duhet që më në fund të sjellë një stabilitet në shoqëri. Do të jetë ky një mision i rëndësishëm, sepse stabiliteti në shoqëri sjell dhe stabilitet personal. Viti që lamë na shkaktoi shumë stres dhe tension, uroj që viti i ri të na sjellë kthjelltësi dhe sidomos ata që do qeverisin të kenë parasysh njeriun, atë të zakonshmin dhe sfidat e tij për jetë më të mirë dhe gjithë vështirësitë që ka për t’u mundësuar fëmijëve të tyre, familjarëve të tyre shans për jetë më të mirë. Në këtë përpjekje konstante dhe të lodhshme asnjë nuk meriton papërgjegjësi nga qeverisësit. Prandaj uroj që të kemi një stabilitet e qetësi si parakusht për të marrë vendime të rëndësishme.

Personalisht viti do më gjejë aty ku edhe e shkruaj këtë tekst, para kompjuterit të zyrës në Alsat, nga ku besoj se të ndikoj në arritje e kthjelltësi aq të nevojshme për të gjithë. Shfrytëzoj këtë rast, që t’ju uroj të gjithëve festat duke dëshiruar, që secili prej jush, duke përfshirë dhe veten, të tentojë të lë gjurmë për të mirën e të gjithëve me punën dhe arritjet, kurse viti i ri të jetë vetëm rruga e qetë nëpër të cilën do kalojmë. Gëzuar!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button