Fejsbuk: Kërkesat për dhënien e të dhënave për profilet shfrytëzuese janë rritur për 27 për qind

Kompania Fejsbuk dje kumtoi se në gjysmën e parë të vitit 2016 kanë për 27 për qind më shumë kërkesa nga autoritetet shtetërore për dhënie të të dhënave për profilet shfrytëzuese në raport me gjysmën e dytë të vitit 2015.

Në vend të parë janë organet juridike amerikane, transmetojnë mediat britanike.

Kërkesat nga autoritetet shtetërore për dhënie të të dhënave për profilet shfrytëzuese në korniza botërore kanë arritur 59.229 nga 46.710 të deritanishmet dhe mbi gjysma e tyre kanë përmbajtur urdhra deri te rrjeti social që ai të mos i informojë shfrytëzuesit e tij.

Kërkesat për kufizim të përmbajtjes janë zvogëluar për 83 për qind krahasuar me gjysmën e dytë të vitit 2015, theksoi Fejsbuk në një blog të publikuar.

Atentatet e Parisit nga nëntori i vitit të kaluar e kanë rritur numrin e paraqitjeve për kufizim të përmbajtjes.

Fejsbuk për herë të parë ka parashtruar informacione edhe për praninë e kërkesës nga autoritetet shtetërore për ruajtje të informacioneve të rëndësishme për disa profile shfrytëzuese.

Kompania ka marrë 28.675 deklarata të këtilla për 67.129 profile.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button