Betim Vrenezi emërohet kryetar i Federatës së Mundjes së Maqedonisë

Në kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor të mbajtur sot nga Federata e Mundjes së Maqedonisë, me votat pro të të gjithë delegatëve pjesëmarrës të 13 nga 19 klube pjesëmarrëse, njëzëri, për kryetar të ri të Federatës së Mundjes së Maqedonisë, u vendos që të emërohet Betim Vrenezi, raporton Portalb.

Iniciativa për ndryshimin e kryetarit të kësaj federatë erdhi pas pakënaqësive të fundit nga puna e drejtuesve të deritanishëm dhe kryesisht të kryetarit Vanço Çifliganec, ndërsa Vrenezi ishte kandidati i vetëm për të marrë këtë post. Vrenezi njëkohësisht është edhe kryetar i klubit ‘Liria’, ndersa deri më tani ka gëzuar postin e nënkryetarit në këtë federatë. Kryetari i ri FMM-së, Vrenezi, pas emërimit premtoi se do të ndryshojë në të mirë sportin e mundjes dhe të sjellë më të mirën, ku si objektiv kryesor ka avansimin e federatës dhe krijimin e kushteve bashkëkohore për masovizim të mundjes dhe arritje të rezultateve kulmore si dhe rikthimin e sukseseve të kaluara kur mundja solli medaljet më me vlerë në vend. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button