Fëmijët e Shkupit: “Qyteti lutet: më ngulfatët, më dhemb!”

Shfaqje edukative për fëmijë “Qyteti lutet: më ngulfatët, më dhemb!”, e cila si temë trajton problemin me ndotjen e ajrit, do të mbahet sonte në kinemanë Frosina, shkruan MIA.

Muzikali është në organizim të bashkësisë të eko-aktivistëve “Skopje Smog Alarm”, me mbështetje nga OJQ “Eko Svest” dhe në bashkëpunim me qendrën edukative për fëmijë dhe të rinj “Kolektiv Veternica”.

Qëllimi i muzikalit është rritja e nivelit të vetëdijes për pasojat nga ndotja e ajrit, prej së cilës për fat të keq më të prekur janë ato që donë të thonë më shumë. Fëmijët do të këndojnë, dhe në mënyrë më të denjë do t’u dërgojnë porosi përgjegjësve se shëndeti është gjëja më e shtrenjtë në botë.

Projekti është i financuar nga Ambasada e SHBA-së në Maqedoni dhe është implementuar nga “Eko- Svest” dhe organizatat partnere.

LEXO: Shkup: të mërkurën do të protestohet për ajër

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button