Higuain: Ky është futbollisti më i madh i të gjitha kohërave (FOTO)

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, ka dhënë një intervistë të gjatë për ‘Premium Sport’, ku ka folur për shumë gjëra rreth karrierës së tij, e po ashtu edhe për futbollistët që i ka pasur idhuj. Ai duke folur për Serie A, ka kujtuar kohën kur pjesë e kësaj lige kanë qenë futbollist si Crespo, Trezeguet, e Ronaldo, për të cilin mendon se është më i miri i të gjitha kohërave.

“Si i ri e kam përcjell shumë ligën italiane, kur kanë luajtur sulmues të mëdhenj si Trezeguet, Batistuta, Crespo dhe Montella. Aty ishte edhe futbollisti më i madh i të gjitha kohërave, Ronaldo”, ka deklaruar Higuain, përcjell lajmi.net.

Higuain tutje ka krahasuar bashkëlojtarin e tij, Paolo Dybala me Messin, ndërsa në pyetjen se cili është mbrojtësi më i vështirë me të cilin është përballur në karrierën e tij, është përgjigjur:” Përveç babait tim, mbrojtësi më i vështirë me të cilin jam përballur është Puyol. Kam luajtur kundër Barcelonës përballja me të ka qenë shumë e vështirë”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button