24 dhjetori 2012- dita e grushtit më të fuqishëm ndaj demokracisë

Më 24 dhjetor të vitit 2012 ishte njëri prej grushteve më të mëdha mbi vlerat demokratike në Maqedoni. Deputetët e opozitës dhe gazetarët ishin të nxjerr me dhunë jashtë Parlamentit të Maqedonisë ku diskutohej për buxhetin e vitit 2013. Kjo ngjarje nxiti krizë politike në vend, në tejkalimin e të cilës u desh të ndërhynte Bashkimi Evropian dhe faktorët e tjerë ndërkombëtarë.

U arrit një marrëveshje me rekomandime për zgjidhjen e këtij rasti, por sot e kësaj dite një pjesë e madhe e rrethanave që sollën deri tek ai incident akoma nuk janë vërtetuar. Kjo ngjarje e varrosi dialogun politik, që ishte edhe njëra prej arsyeve për krizën politike të cilën shteti akoma po e përjeton edhe në këtë periudhë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button