Muzika i bashkon të rinjtë nga komunitete të ndryshme etnike në Strugë

 Përmes muzikës, këngës dhe valles të rinjtë në Strugë nga të gjitha komunitetet etnike dëshmuan se nuk ka barriera etnike midis nxënësve në ngjarjen kulturore-argëtuese “Së bashku për Strugën – me muzikë, këngë dhe valle” që mbrëmë u mbajt në Strugë në organizim të Agjencisë lokale për zhvillim dhe organizatë civile “Krijues dhe aktivë”.

Ngjarja është pjesë e projektit “Dekada e përkatësisë – Festim i diversitetit”, qëllimi i të cilit, sipas koordinueses Katerina Vasilevska është që t’ju mundësojë njerëzve nga rajoni jugperëndimor t’i vlerësojnë diversitetet.

Ardita Istrefi-Iljazi nga shoqata “Krijues dhe aktivë” theksoi se qëllimi është që të nxitet bashkëjetesa ndëretnike në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë.

Në kuadër të projektit, është formuar korr multietnik, i cili i bashkon nxënësit e shkollës së mesme nga grupet e ndryshme etnike.

Projekti “Dekada e përkatësisë – festim i diversitetit do të realizohet në tre vitet e ardhshme me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button