Metamorfozis organizon meet up me temë: “Ndikimi i teknologjive në gazetari”

Të martën (27.12.2016), me fillim në orën 15:00, në hapësirat e Fondacionit Metamorfozis, NetSquared Balkans (Fondacioni Metamorfozis) e organizon meet up-in e parë të këtij lloji me temë “Ndikimi i teknologjive në gazetari”, që u dedikohet përfaqësuesve të OJQ-ve dhe gazetarëve.

Ky meet up është paralajmërim për konferencën e 12-të “Е-Society”, që do të mbahet në muajin janar të vitit 2017 në organizim të Fondacionit Metamorfozis.

Теmat që do të prezantohen në këtë takim joformal janë:

– Veglat për analizën e të dhënave dhe për vizualizim, si: Tableau, Infogr.am, Piktochart, TimelineJS

– Ndikimi i mediave sociale në Maqedoni – prezantim i praktikave të mira dhe të këqija

– Shfrytëzimi i të dhënave të hapura për gazetari të bazuar në fakte

– Promovimi i aplikacionit “Makina kohore”, për arkivimin e përmbajtjeve

Përfaqësuesit e OJQ-ve dhe gazetarët e interesuar për të marrë pjesë në këtë takim, duhet të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre në e-mailin: [email protected]

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button