Ekipet në pritje të fillimit të afatit kalimtar

Të gjitha ekipet e kampionateve futbollistike tani më disa javë janë në pushim të merituar dimëror dhe që nga janari kanë paralajmëruar se do të fillojnë edhe grumbullimet e para për të nisur me përgatitjet për sezonin pranveror.

Por deri sa futbollistët po pushojnë, kryesitë e klubeve janë duke bërë plane që të përforcojnë ose të rifreskojnë ekipet me futbollistë të rinj. Zyrtarisht afati kalimtar i dimrit për klubet tona do të fillojë nga 15 janari dhe do të zgjasë deri më 11 shkurt, ky është vendim i FFM-s, por që sipas rregullores mundë të zgjasë edhe deri më katër javë. Por edhe kjo periudhë duhet të jetë e mjaftueshme për ekipet të cilat dëshirojnë të përforcohen me emra të rinj.

Për momentin skuadrat që luftojnë për titull si Vardari dhe Shkëndija kanë filluar të bëjnë marrëveshje me futbollist, por që ende asnjë prej tyre nuk është zyrtarizuar. Për Vardarin thuhet se tani më i ka bërë për vete dy futbollistët shqiptar, Besir Demirin e Shkëndijës dhe Visar Musliun e Renovës, të cilëve u ka ofruar marrëveshje tri vjeçare. Te Shkëndija nuk ka asnjë emër të ndonjë futbollisti, ndërsa më së shumti është përfolur për postin e trajnerit, që mbetet edhe më tutje enigmë, nëse do të mbetet Jeton Beqiri, apo do të kemi emër të ri në kreun e pankinës kuqezi. Te Renova është për momentin qetësi, ndërsa Shkupi ka bërë të ditur se deri më tani ka lënë të lirë francezin Khalil Lambin dhe Fisnik Zukën, që tani ky i fundit ka konfirmuar largimin në kampionatin e Kosovës.

Sigurisht se deri në 15 janar ka edhe shumë kohë, kur do të fillojnë edhe zyrtarizimet e emrave të rinj që do të sjellin ekipet. / Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button