Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i kthjellët. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 11 deri në minus katër, ndërsa e ditës prej tre deri në nëntë gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ftohtë me paraqitjen e mjegullave. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus 10, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në katër gradë Celsius.

Ditëve në vijim do të mbajë mot stabil dhe i thatë. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button