Gjykata administrative e shfuqizoi votimin në vendvotimin 2011 në Tearcë

Gjykata administrative e fuqizoi padinë e Koalicionit të kryesuar nga LSDM kundër vendimit të Komisionit shtetëror zgjedhor UP 1 nr.10-488 nga data 18 e këtij muaji dhe e shfuqizoi votimin në vendvotimin numër 2011 në komunën Tearcë në Njësinë zgjedhore 6.

Vendimi, i cili është publikuar në ueb faqen e Gjykatës administrative, e solli këshilli i përbërë nga gjykatësit: Lulzim Saliu – kryetar i këshillit, Nada Ivanova, Edita Naskovska, Snezhana Trpovska dhe Ismeta Amet – anëtarë të këshillit, me mbajtësen e procesverbalit Ana Gjorgjievski – këshilltare e lartë gjyqësore.

“Padia e përfaqësuesit të autorizuar të listës së kandidatëve për zgjedhje të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë Koalicioni i kryesuar nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë-LSDM, – Stevica Josifovski, fuqizohet. Vendimi i Komisionit shtetëror zgjedhor UP1nr.10-488 i datës 18:12.2016, përfaqësuesit të autorizuar të listës së kandidatëve për zgjedhje të deputteëve në kuvendin e RM-së të Koalicionit të kryesuar nga LSDM, fuqizohet. Votimi në vendvotimin 2011 në Komunën Tearcë për Njësinë zgjedhore numër 6, shfuqizohet”, qëndron në aktvendim.

Siç ceket në arsyetimin ndaj aktvendimit, janë të bazuara thëniet për parregullsi të bëra në procedurën gjatë sjelljes së vendimit të kontestuar.

“Njëherit, braktisja e mbledhjes nga ana e njërit anëtar të komisionit gjatë votimit ndërkaq i cili kishte marrë pjesë tërë kohën në debatin rreth ankesës, nuk mund të konsiderohet si votë e përmbajtur, që udhëzon në konkludimin se vendimi i kontestuar, është sjellur në procedurë dhe mënyrë e cila është në kundërshtim me nenin 10 paragrafi 2 pika 34 (b) dhe pika (v) nga Ligji për ndryshime dhe plotësime të Kodit zgjedhor (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr.196/2015), në të cilën është konstatuar procedura dhe mënyra në të cilën Komisioni shtetëror zgjedhor sjellë vendime. Sipas gjykatës, deklarimi me “i përmbajtur” do të konsiderohet si deklarim “kundër” vetëm nëse personalisht është thënë në mbledhje të Komisionit”, ceket në arsyetim.

Për Gjykatën administrative, janë të bazuara thëniet me të cilat paditësi thekson se mungon Procesverbali me numër 15 në materialin zgjedhor me çka, ceket, është shkelur neni 100 paragrafi 2 i Kodit zgjedhor, se kur një anëtar i këshillit zgjedhor ka konstatuar se fletëvotimi i parë ishte këputur me pjesën e perforuar nga shtylla, dhe se për këtë gjendje menjëherë ishte njoftuar Komisioni komunal zgjehdor, por nuk ishte konstatuar me procesverbal as nga Këshilli zgjedhor as nga Komisioni komunal zgjedhor, që është në kundërshtim me Kodin zgjedhor.

“Në rastin konkret, nga ekspertiza në aktet rreth lëndës dhe materialit të tërë të besueshëm zgjedhor, Gjyklata konfirmoi se mungon formulari 15, se fletëvotimi me numër serik 1534020 ishte këputur me pjesën e perforuar nga shtylla, dhe se këshilli zgjedhor për kpëtë gjendje e ka njoftuar Komisionin komunal zgjedhor, i cili k ardhur në vendvotimin 2011, për këtë ngjarje nuk është përpiluar procesverbal por është evidentuar në Ditarin për evidencë të ngjarjeve,l për ç’shkak siç vlerësoi se janë bërë shkelje thelbësore të Kodit zgjedhor. Njëherit, në Kodin zgjedhor, janë konstatuar rregulla procesore të cilat garantojnë ligjshmëri gjatë zbatimit të procesit zgjedhor, dhe organet zgjedhore janë të obliguara të veprojnë në çdo stadium të procesit zgjedhor në pajtim me rregullat e konstatuara dhe në atë drejtim për çdo veprim që e ndërmarrin para filimit të votimit apo gjatë votimit, duhet të përpilojnë procesverbal ashtu siç është paraparë në Kodin zgjehdor, Vetëm procedura e kryer sipas rregullave të rrepta zgjedhore, garanton proces të ligjshëm zgjedhor, kështu që në atë kuptim është e palejuar në materialin e besueshëm zgjedhor të mungojë procesverbali, i cili paraqet dëshmi prej të cilës vetëm mund të konfirmohet n se në çfarë gjendje ka qenë materiali zgjehdor,k para fillimit të votimit në vendvotimin 2011,”, qëndron në arsyetim.

Vendimi i Gjykatës administrative është sjellur me shumicë votash dhe kundër tij nuk është parashtruar ankesë.

Sonte pritet të kumtohet edhe aktvendimi rreth padisë së dytë të LSDM-së kundër vendimit të KSHZ-së, ndërkaq e cila ishte shqyrtuar dje.

Gjykata administrative sot i shqyrtoi edhe tre paditë e tjera të vendimeve të KSHZ-së, dy të parashtruara nga Koalicioni i kryesuar nga LSDM dhe një nga VMRO-DPMNE, të cilat në mbledhje publike i shqyrtuan tre këshilla të veçantë me nga pesë gjykatës. Afati për sjellje të vendimeve rreth padive të cilat u shqyrtuan sot skadon nesër në mesditë, përkatësisht 24 orë pas debatit. Vendimet e Gjykatës administrative janë përfundimtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button