Zuka i Shkupit përforcon Besën e Pejës

Futbollisti i FC Shkupi Fisnik Zuka nuk do të jetë më pjesë e skuadrës bardh e kaltër, pasi që ka arritur marrëveshje me ekipin e Besës së Pejës, që garon në Superligën e Kosovës.

Mesfushori 21 vjeçar, për dy vite me radhë ishte pjesë e Shkupit, ndërsa në deklaratën e tij për Portalb ka thënë se dëshiron të provojë që me ndonjë klub tjetër të bëjë një hap para në karrierë.

“Pas dy viteve qëndrim te FC Shkupi, mendova që është e rrugës të ndryshoj pak ambient. Mendoj se me këtë klub do të bëj një hap para në karrier, edhe pse të largohem nga Shkupi do ta kem shumë vështirë, pasi që në këtë klub jam rritur, por këto sfida i ka karriera e një sportisti, andaj do të mundohem që të mbledh veten sa ma shpejt dhe të kontribuoj për klubin tim të ri”, ka thënë Fisnik Zuka.

Të përkujtojmë se Fisnik Zuka ishte një nga talentet e mëdhenj të Shkupit dhe nga ai pritej shumë. Gjithashtu Zuka kishte provuar veten edhe në Gjermani te ekipi i Bundesligës së dytë, Braunschëeig.

Fisnik Zuka me Besën ka lidhë kontratë gjashtë muajsh, me mundësi për ta vazhduar atë. Për momentin Besa e Pejës mban pozitën e pestë në tabelën e Superligës së Kosovës, që numëron 12 ekipe. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button