Avokatët e Zaevit kërkuan largim të prokurorit nga lënda për rastin “Ryshfeti”

Gjykimi për rastin “Ryshfeti” nuk ka filluar pasi që avokatët e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, kanë kërkuar largim të prokurorit publik Vlladimir Milloshevski, pasi që i njëjti po hetohet nga Prokuroria Speciale Publike (PSP), për disa vepra penale, njofton Portalb.

Ashtu siç tha njëri nga avokatët e Zaevit,  Jakim Naumov, prokurori publik Milloshevski është pjesë e shoqërimit kriminal në lidhje me publikimin e inçizimeve në “Youtube” nga masat e veçanta hetuese me të cilat, ashtu siç tha, Zaev ka qenë i gjykuar nëpër media  përpara opinionit.

“Detyra e prokurorit publik është që të hetohet se si inçizimet janë gjetur në rrjetet sociale. Sipas ligjit për procedurë penale, prokurori publik është i vetmi ai që e ka inçizimin dhe ai ka  përgjegjësi zyrtare për ta mbajtur atë të fshehtë, por edhe gjykatësi në procedurë parahetimore i cili e ka publikuar inçizimin. Ata e kanë pasur në duar atë inçizim dhe nëse kemi sundim të ligjit, ato duhet të mbajnë përgjegjësi për atë çfarë e kanë bërë. Për atë qytetari Zoran Zaev dhe familja e tij kanë qenë të torturuar nga mediat të cilat e kanë publikuar inçizimin”, tha Naumov, transmeton Portalb.

Sipas mbrojtjes, Milloshevski ngarkohet për keqpërdorim të PI-masave. Deri te Këshilli Gjyqësor, me të cilin udhëheqë Biljana Gruevska-Ilievska, u drejtuar edhe i akuzuari Zoran Zaev, i cili gjithashtu theksoi se ka indikacione serioze se prokurori Milloshevski është i përzier në shoqërim kriminel dhe se e ka keqpërdorur detyrën e tij si prokuror për qëllime politike.

Përndryshe, ashtu siç u theksua nga avokatët e palës mbrojtëse, i dyshuari në hetimin që e udhëheqë PSP janë edhe Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov, Dragan Pavlloviq-Llatas dhe persona tjerë.

Gjykatësja Gruevska-Ilievska dha pauzë prej dy orëve që të mundet Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar të sqarohet për kërkesën e largimit të prokurorit nga lënda.

Nëse brenda dy orëve nuk përgjigjen nga Prokuroria, e njëjta ka afat prej tre ditëve që të sqarohet për rastin në fjalë. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button